×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq e konfirmon takimin me Thaçin, në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 20:22

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka konfirmuar takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Uashington – Shtëpinë e Bardhë. Kjo është bërë e ditur nga media e afërta me Vuçiqin në Beograd.


    “Po, ka takim. Nuk ka ndonjë temë specifike për të diskutuar me Thaçin”, ka thënë shkurt ai, transmeton Indeksonline

    Kësisoj, Vuçiq është shprehur i kënaqur që Kosova po e heq taksën. Ndërsa, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kushtëzuar Serbinë me asgjë në këmbim të heqjes së taksës.

    Ndryshe, Zëri i Amerikës ka raportuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po takohen në Shtëpinë e Bardhë.

    Tani për tani nuk është e qartë se në çfarë formati po takohen ata, por më herët ishte paralajmëruar që presidenti serb do të pritej nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien.

    Të dy presidentët ndodhen në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin verime që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    Zyrtarët amerikanë po i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradit i kanë kërkuar t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

    Brenda më pak se një muaji Shtetet e Bashkuara siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!