Para pak minutash ka përfunduar takimi mes presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.
Por, për këtë takim të presidentit Thaçi dhe homologut të tij serb nuk di asgjë Qeveria e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëvendëskryeministri Haki Abazi.
“Lajmi për takimin është vetëm përmes mediave. Unë e kam thënë disa herë në ditët e fundit, edhe sot në Kuvendin e Kosovës që presidenti është duke vepruar në hapësirë jotransparente, në mungesë të plotë të koordinimit me institucionet e Kosovës”.
“Nuk kemi absolutisht asnjë informacion se çfarë është agjenda, për çfarë është duke u diskutuar dhe cilat janë pozicionet që presidenti i ka paraqitur në këto takime në Ëashington”, ka deklaruar ai.