×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama thotë se mitingu i Ilir Metës është unik për nga idiotizmi

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 21:03

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se protesta e organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është unik për shkak se e ka thirrur një president i një vendi demokratik.


    Ai po ashtu ka shtuar se nuk mbanë më shumë pushtet se që ia ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë.

    Ilir Meta organizoi një protestë sot para Qeverisë.

    “Unë besoj nëse nuk gabohem se do të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë që presidenti i republikës parlamentare, aq më tepër në kushtetutën tonë që e përfaqëson presidentin si simbol kombëtar mbi palët”, ka deklaruar Rama në T7.

    “E bënë këtë miting edhe më madhështor për nga unikaliteti i vetë, dhe më leni të them për nga idiotllëku i vetë”

    Tutje ai ka thënë se opozita e një vendi nuk muhnd të pyetet nëse dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje apo jo, duke lënë të kuptohet se mospjesëmarrja e tyre në zgjedhjet lokale nuk ka shpjegim.

    Ai ka thënë se mospjesëmarrja në zgjedhje në një kohë kur Shqipëria po futej në procesin e fillimit të negociatave për antarësim në BE, nuk ka kuptim.

    “Asnjë nga ndodhitë nuk e justifikon largimin nga zgjedhjet”, shton ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!