×
  • Lajme
  • Botë

    Lituanezi mbyllë bashkëshorten në banjo nga frika se ajo është infektuar me koronavirus

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 10:21

    Një lituanez ka mbyllur bashkëshorten e tij në banjo nga frika se ajo është e infektuar me koronavirus, pasi që ajo ishte takuar me një grua kineze e cila kishte ardhur nga Italia.


    Bashkëshortja e tij e ka thirrur policinë, të cilët erdhën menjëherë në banesën e tyre në Vilnius.

    Burri tha se e mbylli bashkëshorten në banjo pasi që u konsultua përmes telefonit me mjekët se si t’i shpëtojë infektimit, bëjnë të ditur policia.

    Burri nuk u arrestua dhe gruaja e tij nuk ngrehi padi ndaj tij.

    Gruaja e lituanezit kreu testet për koronavirus dhe rezultoi negative.

    Deri më tash, Lituania ka regjistruar vetëm një rast nga sëmundja vdekjeprurëse e cila po shpërndahet anë e mbanë globit.

    Tunizia, Jordania dhe Indonezia dje janë bërë shtetet e fundit të prekura nga virusi.

    70 shtete kanë regjistruar raste të infektimit me koronavirus, duke përfshirë më shumë se 30 në javën e kaluar.

    Kriza ka filluar në qytetin kinez Wuhan në dhjetor dhe deri më tani afër 90 mijë njerëz janë diagnostifikuar me koronavirus, ku 3 mijë prej tyre kanë vdekur.

    Rusia po ashtu ka konfirmuar dje edhe rastin e tretë të prekur me koronavirus, ku dy të parët janë shëruar.

    Irani ka shënuar një rritje të madhe të numrit të rasteve të infektuara me koronavirus dhe bëhet e ditur se 1,500 pacientë janë future në karantinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!