Selektori i Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka vlerësuar grupin në të cilin Kosova do të garojë në Ligën e Kombeve të UEFA-s.
Challandes ishte në ceremoninë e shortit, ndërsa nuk është ndarë i dëshpëruar me grupin ku do të garojë Kosova. Kosova është në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
“Nuk ishte shorti më i mirë, por nuk mund të them se jam i pakënaqur”, ka thënë Challandes.
“Është mundësi e mirë për të treguar çka mundemi dhe për të përparuar. Do të jetë interesante të luajmë me Greqinë dhe Slloveninë. Është mirë për ne. Kualifikimi do të jetë i vështirë përmes Ligës së Kombeve. Por do të jetë mundësi e mirë që të përgatitemi për kualifikimet e rregullta për Botëror. Do të ndjehem i lumtur nëse fitojmë grupin”, ka shtuar Challandes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.