Ndeshja e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Milanit është shtyrë për shkak të koronavirusit.
Kjo ndeshje ishte caktuar për të mërkurën në orën 21:00, pasi ndeshja e parë në San Siro kishte mbaruar baras 1:1, transmeton Gazeta Express.
Fillimisht ishte vendosur që ndeshja të luhej pa tifozë, e pastaj vendimi ndryshoi dhe u tha se tifozët do të lejoheshin në stadium, përjashtuar ata që vijnë nga zonat më të prekura nga sëmundja e përhapur me shpejtësi në Itali, si Lombardi, Emilia-Romagna dhe Veneto.
Ky vendim ishte marrë të dielën mbrëma, por sot planet ndryshuan përsëri.
Tani është vendosur që ndeshja të shtyhet për një datë të papërcaktuar.
Vendimi u mor pak orë pasi autobusi me lojtarët e Milanit mbërriti në Torino.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.