×
  • Sport
  • Sport

    Lampard pas fitores ndaj Liverpoolit: Jam krenar me skuadrën time

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 23:33

    Chelsea ka shënuar fitore të madhe me rezultat të pastër 2-0 ndaj Liverpoolit në kuadër të 1/8-ës së Kupës FA.


    Ekipi i drejtuar nga Frank Lampard gjatë gjithë kohës ishte dukshëm më i mirë se të besuarit e Jurgen Klopp, që u munduan të bëjnë diç më shumë, por fati dhe Kepa Arizabalaga, nuk ishin në anën e tyre, shkruan GazetaBlic.

    Gjithsesi, s’kishte si të mos ishte i kënaqur mesfushori i dikurshëm i të kaltërve nga “Stamford Bridge”, që u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e djelmoshave të tij.

    “Jam krenar. Liverpooli është skuadra më e mirë në ligë, atë që po e bëjnë atë është e jashtëzakonshme. Djemtë e mi sakaq, treguan diçka fenomenale, pasi t’u vërsulesh lojtarëve më të mirë në atë mënyrë, ishte diçka e bukur dhe jo vetëm. E dijmë se kemi rrugë të gjatë përpara, por momente si këto duhen festuar”, tha ndër të tjera ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!