×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi ndan dekorata për ish-ushtarët e UÇK-së

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 10:44

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për nderë të epopesë së UÇK-së ka ndarë dekorata për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Thaçi në hapje të ceremonisë tha se sot përkujtohen kontributi i veteranëve të UÇK-së, qytetarëve të Kosovës si dhe diasporës

    “Ne fituam dhe sot, 22 pas luftës heroike kam vendosur si bashkëluftëtar i juaji, duke shfrytëzuar kompetencat kushtetuese dhe ligjore dhe po ashtu duke vlerësuar kontributin e juaj, të ndaj dekorata për kontributin e çmuar. Në të njëjtën kohë, sot kujtojmë të gjithë të rënët e lirë, kujtojmë plagët dhe sakrificat e invalidëve të luftës, vlerësojmë lartë kontributin e veteranëve të luftës dhe vlerësojmë lartë kontributin e çdo qytetari e po ashtu të diasporës që dhanë gjithçka për të na u gjindur afër, e për të mundur të keqen dhe ata që kryen gjenocid e krime në Kosovë”, tha Thaçi.

    Nga sot, deri më 7 mars shënohet epopeja e UÇK-së, që përkujton rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz.

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/136641781015286/?__xts__%5B0%5D=68.ARB6eqwUeUebrNFabzLEARRYkBm8zOJ4TMctHEmQtP5V4iYfwlZofXdGrEz3kjF3Q_t2GSPjv1ZstUixq-ftRnHCcpXpz0V9443DF5SDaGOybHsHW2YeXGqPHuYKCeudWVVt7WkaZLa3Kkaq5azYgptGRKOo9FXfxlIuCDJUtYhh21156C7Aybs875mcXGj5IFmdAA7dxO3ww_wgPw9PGhkWaUgILWsuNFkKaydb-h4l_rHgVFC3XsDMZ8Slp3MeZEJKFmc2LhFw25PZhRvlYYjOj5_nqmPHhDbihngLpAy2EFHvApbFsv7ZwO2gfN0hyqGYZJlMCmgODqwiqnRhtJ3h2r8VLopZnig&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!