×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në Prekaz: Këtu kujtojmë sakrificën më sublime për liri

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 11:44

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Prekazin ku ka bërë homazhe te memoriali i Familjes Jashari, në ditën e parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Haradinaj ka thënë se në Prekaz kthehet në kujtesë sakrifica sublime për liri e familjes Jashari.

    “Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari kujtojmë gjithnjë sakrificën më sublime për liri. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin”, ka shkruar Haradinaj.

    Kryetari i AAK-së ka thënë se Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e të gjithë të rënëve.

    “Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare! Lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së!”, ka shkruar në fund Haradinaj.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1645270125597395?__xts__%5B0%5D=68.ARDYdHty8g0xGsUVkElj6C53U7TidcsSmCAFs-BhXOE5_B1SLMwrTozEnk11CsL9vKJGQh8s4F0MmWocLb7xQCDkzlvBmkxTBcOItfuhhu0Z3_6H6EDZ-RiTSykAQqB7FAP5XCDnKxhxqIMsvr_bxjuA0lTVLtC0nCNqkj0SIjq_L2WC-k4w4URKI2nVdOZ5bCuUPz-eiYuQeyumjEnFxH4e0h4-iD8CW6647NJFqNQSdRBeN3Bkdm-hu-yo0-sDGjD1Nz2sdkhNXm8kasYFqgPODY-sRAtbYeMqRSdayluWptgw1cXyCv2tU1kQVf_zwSQjBXO6Bzqu9uWg-17nFFDI6A&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!