×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnetti i gatshëm të mbështesë MD-në në çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 11:55

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, me të cilin ka diskutuar për prioritetet në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.


    Gjatë këtij takimi, Ministrja Haxhiu, siç njofton kumtesa, shprehu përkushtimin e saj për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në “gjithnjë në interes të gjithë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”.

    “Ministrja Haxhiu e njoftoi Ambasadorin Kosnett për ndryshimet dhe reformat që kanë filluar të ndërmerren për fuqizimin e sundimit të ligjit, duke përmendur kështu çështjen e Vetingut, dhe e njoftoi me hapat e parë lidhur me themelimin e grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për këtë proces”, thuhet në njoftim.

    Si prioritete tjera, Ministrja Haxhiu përmendi edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e që do të jetë prioritet i Qeverisë për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit si dhe procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

    Ambasadori Kosnett, uroi Ministren për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm për të kontribuar dhe mbështetur prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë që lidhen me shtetin e së drejtës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!