×
  • Lajme
  • Lajme

    S’do ta besoni arsyen që çoi në rrahje disa të burgosur në Dubravë

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 13:50

    Një mosmarrëveshje mes të burgosurve ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Burgun e Dubravës. Konflikti verbal mes tre të dënuarve ka përfunduar me rrahje.


    Detaje se si ka ndodhur i gjithë rasti kanë dhënë në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi i ka thënë Gazetës Express se arsyeja e kësaj përleshje kanë qenë cigaret.

    “Arsyet e rrahjes, sipas të burgosurve, për shkak të cigareve, duke akuzuar njëri-tjetrin se i janë marrë cigaret pa leje”, ka deklaruar Gashi.

    Sipas Gashit, në këtë incident kanë qenë të përfshirë një 31-vjeçar, i cili është i dënuar për narkotik, një 24-vjeçar i dënuar për vjedhje të rëndë dhe një 21-vjeçar, i cili gjendet në vuajtje të dënimit për grabitje.

    “Rasti ka ndodhur me 03.03.2020, rreth orës 23:55h. Të përfshirët në këtë incident janë: K.K (1989); vepra: Narkotik; F.H, (1996); vepra: Vjedhje e rëndë; dhe F.L,(1998); vepra: Grabitje”, thuhet në përgjigjet e Gashit drejtuar Gazetës Express.

    Ndryshe, për rastin ka njoftuar fillimisht Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    “Raportohet se brenda në objektin e Burgut të Dubravës pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuar të burgosur meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

    Aktualisht në burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Kosovë janë 1 mijë e 767 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!