Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, informon se rezultatet e dy shtetasve të huaj për të cilët çaste më parë u raportua se janë izoluar në një hotel në qendër të Shkupit, janë negative.
Bëhet fjalë për një qytetar të Singaporit dhe një nga Australia të cilët kanë ateruar në vend më 26 shkurt.
Sot Tv21 raportoi ekskluzivisht se në sheshin Maqedonia në një hotel janë izoluar dy persona.
Në pamjet e TV21 shihet se si ndihma e shpejtë dhe infektologët kanë ardhur për të marrë mostrën e dy të dyshuarve për analiza.
Dy shtetasit e huaj sot do të shtrihen në Qendrën Klinike Infektive për trajtim në përputhje me terapinë e caktuar.