Disa hapa lart dhe pastaj poshtë. Ulen për pak kohë dhe pastaj ngrihen në këmbë. Ku të shkojmë, çfarë të bëjmë?
Kërkojnë sytë e prindërve, por ata tashmë kanë probleme më të mëdha.
Thellë në vete e dinë se këto ditë ata disi duhet të përballen me veten dhe thjesht të durojnë. Më të vegjlit e kafshojnë ndonjë copë bukë. Bebet bërtasin.
Imazhe të tilla janë bërë të zakonshme këto ditë afër kufirit turko-grek, ku ndodhen mijëra migrantë. Ky është fluksi më i madh i krizës së migrantëve aktualisht në Evropë. Të gjithë duan të shkojnë në Greqi. Kjo është ndoshta mënyra e tyre e shpresës. Por policia dhe ushtria janë atje, asnjë veprim. Gjithçka që mbetet është pasiguria, agonia, trishtimi, pafuqia dhe mjerimi, që zhyten në zemrat e fëmijëve shpejt dhe pa u vënë re, dhe mbeten atje përgjithmonë.
Bota po debaton nëse këta janë refugjatë të vërtetë, ata që po ikin nga lufta apo thjesht janë në kërkim të një vendi më të mirë për jetesë.
Forcat kufitare greke, janë akuzuar nga refugjatët që kanë hyrë nga Turqia në Greqi, se i kanë rrahur dhe zhveshur, ndërsa i detyruan të qëndrojnë të zhveshur në temperatura të ulëta, në një zonë të pabanuar. /Reporteri.net