×
  • Lajme
  • Botë

    Kur do të zhduket koronavirusi? Specialisti kinez jep lajmin e mirë

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 16:52

    “Në fund të muajit, nuk do të ketë më Covid-19 në Wuhan, epiqendrën e virusit e cila ka shkaktuar kaos në të gjithë botën”.

    Kështu ka deklaruar Zhang Boli, pjesë e grupit të 14 kërkuesve të dërguar nga Pekini në Hubei për të drejtuar punën në lidhje me epideminë që është përhapur së fundmi.

    Sipas Zhang, pritet që në fund të muajit të mos ketë raste të personave të prekur me koronavirus në Kinë.

    “Në prill, pritet që jeta t’i rikthehet normalitetit në Kinë dhe jashtë saj”, tha Zhang.

    Megjithatë, shumë specialistë të shëndetësisë e shohin këtë parashikim si jo shterues, e shohin me dyshim pasi mendojnë se një ulje kaq e madhe e koronavirusit duket e pamundur.

    Kjo pasi deri tani janë infektuar rreth 100 mijë persona në mbarë botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!