×
  • Lajme
  • Botë

    Në Itali mbi 168 të vdekur vetëm në një ditë

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 18:53

    Italia ka njoftuar më shumë se 168 të vdekur nga coronavirus vetëm këtë të martë, ndërsa numri i të infektuarave ka arritur në mbi 10 mijë.


    Ndërkohë Austria ka mbyllur kufijtë për këdo që mbërrin nga Italia, pavarësisht se janë të certifikuar si të pa prekur nga COVID-19.

    Kurse austriakët që po qëndrojnë në Itali, pritet që të riatdhesohen dhe të futen në karantinë.

    Lajmi për ndalimin u bë i ditur nga Kryeministri, Sebasian Kurz. Lëvizja është ndryshe nga hapat e ndjekur nga vendet e tjera anëtare të BE-së për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

    Nga ana tjetër në Britani, autoritet kanë zbuluar masat e reja ku përfshihet luftimi i lajmeve të pavërteta dhe disinformimin në rrjetet sociale për coronavirus.

    Deri tani COVID-19 ka infektuar 113 255 persona dhe ka vrarë 3 954 persona. Mëshumë se 62 mijë janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!