Shi, diell dhe breshër, kapriçot e motit këtë të enjte kanë bërë që kryeqyteti të ofrojë pamje si këto, ku rrugët janë mbushur me kokrra breshëri.
Në video duket Rruga e Kavajës, ku makinat ecin mbi breshërin e sapo rënë. Gjatë ditës, në qytet ka pasur edhe reshje të dendura shiu por edhe disa momente me rreze dielli, raporton A2.
Edhe nesër, Shqipëria do të ruajë të njëjtën tablo të motit, ku vranësira dhe shira afatshkurtër do të ndërpriten nga kthjellime kalimtare, ndërsa në mbrëmje do të ketë një përmirësim të përkohshëm. Temperaturat nesër do të ulen lehtë në mëngjes ndërsa vlerat do të luhaten nga 2 deri në 22°C.
Për sa i përket kontinentit, Europa juglindore dhe pellgu mesdhetar mbeten edhe nesër në kushtet e vranësirave me reshje kryesisht shiu, ndërsa në pjesën tjetër moti do të jetë i kthjellët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.