Qeveria e Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:30. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e kryeministrit.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në ndërtesën e Qeverisë në orën 15:30”, thuhet në njoftim, mirëpo aty nuk është dhënë asnjë informacion për arsyen për të cilën Kurti do të mbledhë ministrat, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës në mbledhjen që e mbajti mori masa kundër koronavirusit duke pezulluar mësimin deri më 27 mars.
Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë u vendos edhe për disa masa të tjera në luftën kundër koronavirusit: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore, të gjithë udhëtarët që do të kontrollohen në hyrje-daljet e Kosovës, dhe të gjitha aktivitetet publike do të mbyllen përkohësisht. /Reporteri.net