Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë bashkë me zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë deklaruar se deri më tani në Kosovë ende nuk është asnjë rast i konfirmuar me Covid-19, apo koronavirusin.
Ai ka konfirmuar se vetëm gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të QKUK-së, janë paraqitur 10 raste të dyshuara me koronavirus.
Ministri Arben Vitia u shpreh se të gjitha institucionet shëndetësore sot do ta pranojnë qarkoren informative për koronavorusin:
1. Të kufizohet rreptë lëvizja e personave të paauniformuar në institucionet spitalore.
2. Të gjitha instucionet spitalore t’i kenë të përgatitura vendet e veçanta për trajtim.
3. Në të gjitha institucionet e vendit të shtohet kujdesi, higjiena e të aplikohen udhëzimet e OBSH’së për Covod-19”