×
  • Lajme
  • Lajme

    Autobusët në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri po kontrollohen detajisht

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 18:48

    Autobusët me pasagjerë që po kalojnë nëpër pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, po iu nënshtrohen kontrolleve të detajizuara.


    Pjesëtarë të stafit mjekësor, po kontrollojnë secilin nga pasagjerët për gjendjen e tyre shëndetësore, duke iu matur temperaturën e trupit, si një ndër simptomat kryesore që ka virusi COVID-19 apo i njohur ndryshe si koronavirus.

    Gazeta Online Reporteri.net, po raporton nga vendi i ngjarjes ku edhe ka siguruar pamje nga autobusët të cilët po u nënshtrohen kontrolleve si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19.

    Pasi po merren të gjitha të dhënat nga udhëtarët dhe nëse nuk shfaqin shenja apo dyshime se mund të jenë të prekur nga kjo sëmundje, ata po lihen të lirë që të vazhdojnë për në destinacionin e caktuar.

    Gazeta Online Reporteri.net, po ashtu ka mësuar se gjatë ditës së nesërme pritet që të mbyllet kufiri me Shqipërinë, pasi që atje deri me tash janë konfirmuar 23 raste të prekura me koronavirus, ndërsa në Kosovë ende nuk ka asnjë rast me këtë sëmundje.

    Kujtojmë se Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndërmarrë një sërë masash kundër koronavirusit, ku përfshihen edhe pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra, dhe Italia.

    Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!