Dhjetëra ftesa i kanë shkëmbyer mes njëri-tjetrit deri tash Kryeministri Albin Kurti e Presidenti Hashim Thaçi, mirëpo dy palët, u takuan vetëm njëherë, madje për 5 minuta.
Një takim shefi i Qeverisë e planifikoi edhe për nesër, por këtë ende s’e ka konfirmuar kryetari i shtetit.
Derisa tri ditë më parë Presidenti Thaçi u takua me liderët e të gjitha partive në vend, në takim nuk i shkoi Kurti.
Kryeministri i vendit, takimin siç deklaroi Presidenti, e ka anuluar vetëm 5 minuta para se ai të fillojë, duke e thirrur një tjetër për të premtën.
Mirëpo, se a do t’i shkojë Thaçi Kurtit në takim ose jo ende nuk dihet, pasi që zyra e Presidentit nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Kujtojmë se Thaçi dje përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur Kurtin të frikësuar, gënjeshtar, mashtrues, të padinjitet dhe konsistent në qëndrime kundër Amerikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.