Është aksidentuar ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci që në opinion njihet si “shefi i shefave”. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë dhe fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Peje ne dalje te autostrades te Gjurgjica dhe raportohet vetem per deme materiale. Njesitet kompetente policore po trajton rastin”, ka thënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxha për Express.
Ndërkaq vet Grabovci ka deklaruar për Express se vetura e tij ka goditur një veturë tjetër, por nuk ka treguar nëse ai ishte brenda veturës.