Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndërmarrë një sërë masash pas paraqitjes të rasteve të para me koronavirus në Kosovë.
Në këto masa mbrojtëse përfshihet edhe mbyllja e mbyllja e kafiterive dhe restoranteve.
Për më tepër Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel të vazhdueshëm qytetarëve që të qëndrojnë brenda dhe të shmangin kontaktet me njerëzit e tjerë.
Mirëpo, në Prizren kafenetë vazhdojnë të punojnë normalisht, dhe për më tepër me plot klientë.
Në disa fotografi të dërguara në adresë të Reporterit, kafenetë në qendër të qytetit shihen të mbushura me njerëz që qëndrojnë në një distancë të afërt me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se në Kosovë deri më tani janë konfirmuar tri raste me koronavirus, gjersa pas pak priten të dalin analizat edhe për disa të dyshuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.