Një person në Prizren është arrestuar pasi ka shpërndarë një video propagnadauese me qëllim të përhapjes së panikut tek qytetarët, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Kemi të ndaluar një person për incizim të kundërligjshëm. Jemi duke e marrë një deklaratë prej tij, sepse dyshohet që ka incizuar fqinjinin e tij dhe e ka postuar një rrjetet sociale. Ka bërë panik pa arsye”, ka thënë Osmanollaj.
Personi në fjalë kishte inçizuar fqinjin e tij dhe kishte propaganduar se ishte infektuar me koronavirus.
Osmanollaj thotë se i dyshuari është ndaluar, dhe me urdhër të prokurorit është cilësuar si inçizim i kundërligjshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.