Ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare imami nga fshati Vrellë e Istogut, Ramë Blakaj, shkruan Reporteri.net.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar kushëri tashmë të ndjerit përmes rrjeteve sociale.
“Njoftojmë të gjithë shokët e dashamirët, se imami Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare, pas një aksidenti. E dhimbshme dhe e rëndë për familjen që humbi edhe një djalë, dy muaj pas vdekjes së vëllaut Argzonit (40)”, thuhet në njoftim.
Blakaj ka qenë imam në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës. /Reporteri.net/.