Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka folur rreth qershorit të vitit 1999, kur u takua me motrën e tij Besartën, e vetmja që shpëtoi nga sulmi ndaj familjes heroike.
Në emisionin Oxygen, ai ka treguar për momentin e parë që e takoi motrën e tij, kur u kthye nga Gjermania.
“Në qërshor te vitit 99’ e kam taku motrën Besartën në shtëpnë e halles në Skënderaj, në atë moment, gjithë botën e kam pasur në krah”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Bekimi dhe Besarta janë fëmijtë e heroit, Hamëz Jashari.
Kryetari i tanishëm, Bekim Jashari, atë kohë ndodhej në Gjermani, ndërkaq Besarta, fatmirësisht u mbijetoi sulmeve të serbëve, më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.