Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, është zyrtari i radhës i kësaj partie që ka reaguar lidhur me mënyrën si u miratua buxheti nga Kuvendi i Kosovës.
Ai Vjosa Osmanin e quan kryekuvendare klandestine, kurse kryeministrin Kurti e ka quajtur të pabesë dhe mashtrues, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Vjosa Osmani, Kryeparlamentarja klandestine, në mënyrë klandestine e kaloi buxhetin dhe një rezolutë politike me një seancë klandestine.
Pra, ajo e tradhtoi mirëbesimin e opozitës duke na mashtruar që të largohemi nga seanca, për t’u kthyer prapë në seancë për ta votuar buxhetin në lexim të parë e për ta kaluar një rezolutë.
Albin Kurti një njeri që nuk e mban fjalën, po kërkon falje për gënjeshtrat e tij që po i përsërit në vazhdimësi. I pa besë, i pa sinqertë dhe mashtrues, Kryeministri në rrethanat pothuajse të karantinës shtetërore, duke keqpërdorur situatën, kontrabandoi një buxhet të keq dhe miratoi një rezolutë që thotë se ai duhet të bëj dialog me Vuçiqin.
Qeveria Kurti nuk e ka hallin te qytetari e as te buxheti, e aq më pak te pandemia, por më shumë te takimi me Vuçiqin!
https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/155110389287673
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.