Një burrë japonez është dënuar me vdekje rreth një sulmi me thikë që pati kryer më 2016, duke rezultuar me vdekjen e 19 personave me nevoja të veçanta në një shtëpi kujdesi.
Satoshi Uematsu ka thënë se njerëzit që nuk mund të komunikojnë si duhet, nuk kanë të drejta të njeriut, ka përcjell transmetuesi Kyodo.
Sulmuesi 30-vjeçar ka punuar më parë në një shtëpi të ngjashme kujdesi për këta persona afër Tokios.
Më herët në një intervistë për të përditshmen japoneze, Mainichi Shimbun ai ka thënë se “nuk ka kuptim jeta” për njerëzit me probleme mendore dhe se atij i është dashur ta kryejë sulmin “në të mirë të shoqërisë”.
Gjykata në Jokahama ka marrë vendim për vrasjen e tij përmes varjes.
Ky rast pati shënuar një prej vrasjeve masive më të rënda në Japoni, si dhe pati shokuar këtë shtet, ku krimet e dhunshme janë të rralla.
Uematsu ka thënë më parë se nuk planifikon të apelojë çfarëdo dënimi që i shqiptohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.