Vetëm gjatë të dielës, në Itali kanë vdekur 368 veta nga koronavirusi. Kjo shifër paraqet rekord ditor prej fillimit të përhapjes së virusit Covid-19.
Qeveria italiane e ka miratuar pakon ekonomike prej 25 miliardë eurove për t’i përkrahur sektorët e ndryshëm që janë prekur nga përhapja e madhe e koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur një burim qeveritar.
Kjo pako ka për qëllim që ta zvogëlojë efektin negativ në ekonomi, i cili ka ardhur pas masave të ashpra për kufizimin e lëvizjes. Shkollat, dyqanet dhe restorantet janë mbyllur, ndërsa janë anuluar të gjitha ngjarjet sportive.
Organet shtetërore kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe banesave të tyre dhe të dalin vetëm atëherë kur kanë nevoja jetike, shkruan “Reuters”.
Në vendimin e qeverisë italiane përfshihet edhe anulimi i përkohshëm i pagesës së borxheve nga kompanitë dhe rritjen e fondeve për pagat e punëtorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.