48 persona kanë shkuar në QKUK për analiza, pas frikës për infektim me virusin COVID-19.
Këtë e ka konfirmuar Salih Ahmeti nga Klinika Infektive per Dukagjini.
Mostrat e të infektuarve do të shkojnë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekuluare, ku do të kryhen analizat dhe pritet të dalin rezultatet.
Deri më tani në Kosovë janë raportuar për 15 raste me koronavirus, dy të fundit janë një çift i ardhur nga Londra sot.
Katër komuna janë futur në karantinë, ndërkohë që Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së shëndetit publik.
Kryeministri Albin Kurti, përmes një videoje u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpi.