Kur e gjithë vëmendja e shtetit të Kosovës, por edhe mbarë botës është në luftën kundër koronavirusit, nuk kanë munguar incidentet afër urës së Ibrit në Mitrovicë.
E gjitha ka nisur pasi serbët me eskavator ka filluar ta prishin shtratin e Ibrit, çka ka bërë të reagojnë Policia e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë drejtori i Urbanizmit, Besnik Beka, i cili ka njoftuar Policinë, e cila ka ardhur dhe ka evituar një përleshje fizike pasi veç kishte nisur ajo, çka tregojnë edhe pamjet ekskluzive të siguruara nga Jepi Zë, shkruan Reporteri.net.
Më pas në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.