Kushtrim Haliti, banor i fshatit Dumnicë të Podujevës, ka treguar se si në këtë zonë është duke u përmbajtur karantina, pas një rasti të konfirmuar me Covid-19.
Haliti për Info Magazine tha se askush nuk i ka kontaktuar për ndonjë këshillë apo për t’ua dezinfektuar ambientet, qysh para 48-të orësh kur dhe djali i axhës së tij rezultoi pozitiv me koronavirus.
”Këshillat po i marrim nga mediat sociale dhe televizionet private, publike. Qendrat e QKMF-së faktikisht nuk kemi që kanë ardhur direkt për të na këshilluar përpos të dhënave dhe këshillave nga rrjetet sociale”.
”Që prej rastit kur ka rezultuar pozitiv me koronavirus, para 48 orësh, përveç një ekip që ka qenë atë natë kur ka bërë pyetje për djalin e axhës: ”nga ka ardhur?, si ka ardhur?”, e ka dezinfektuar vetëm shtëpinë e personit në fjalë të infektuar”.
”Të tjera të vëllezërve të tyre nuk ka ndodhur dezinfektimi”.
”Do të kishte qenë e domosdoshme dezinfektimi i ambientit të të afërmve tanë këtu”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.