Qeveria e Kosovës vazhdon ta përsëris se ka mjaftueshëm reserve të miellit por edhe importi po vazhdon normalisht. Mirëpo, duket se prishtinasit nuk duan të dëgjojnë.
Në një video që ka siguruar Reporteri.net, shihet radhë prej 300 metrash të qindra prishtinasve që presin në një prej lagjeve të kryeqytetit për të blerë miell.
Madje, sipas dëshmitarit, edhe cmimi kishte shkuar në 11 euro për 25 kilogram miell, që i bie 44 për 100 kilogram.
Sidoqoftë, u raportua se vetëm dje në Kosovë u futën 28 kamionë me miell, gjë e cila do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë produkte sa për 1 vit duke lënë keq dikë tjetër, por të marrin në masë pasi furnizime do të ketë vazhdimisht./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.