Pas shkarkimit të Agim Veliut nga detyra e Ministrit të Brendshëm, Isa Mustafa ka mbledhur urgjent parinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mësohet se në këtë takim të LDK-së, janë pjesë Kryetari Isa Mustafa, Nënkryetari Agim Veliu, Kujtim Shala e të tjerë.
Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka quajtur si shkelje të marrëveshjes së koalicionit shkarkimin e Veliut.
Ndër të tjera, Mustafa kërkon që Kurti ta tërheq vendimin për shkarkim dhe të marrëvendim për heqjen e taksës deri në fund të javës, të cilat kërkesa janë shtruar në formë ultimatumi, shkruan Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.