Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka mohuar se ka pasur ndonjë koordinim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për veprimet e ndërmarra.
Ai tha se dje ka biseduar me të, por kjo ka ndodhë pasi Mustafa kishte shkruar për nevojën që institucionet të koordinohen për menaxhim të COVID-19.
Mustafa tha se presidenti e ka thirrur, duke menduar se e ka kritikuar dhe në një formë Thaçi e njoftoi për punën që po bën, e ndërkaq Mustafa tha se i ka thënë presidentit se “kam shkruar vetëm si propozime”.
LDK sot vendosi të nis mocion mosbesimi për Qeverinë e Kurtit, në të cilën deri sot ishte edhe vetë.