Nuk u ndal asnjëherë që fëmijët shqiptarë në diasporë të rriten duke mos e harruar gjuhën e nënës.
Emisioni “Rrëfimin Suksesi” sonte sjell rrëfimin e jashtëzakonshëm për mësuesin, Naser Ulaj, i cili ia kushtoi gjithë jetën e tij mësimit plotësues në diasporë.
Naser Ulaj, mësuesi me origjinë nga Kosova është nga ata të paktët mësimdhënës që, që nga viti 1993, jetën e tij ia kushtoi mësimit me nxënës të mësimit plotësues.
Ai është mësues në kantonin e Cyrihut, ku vazhdon ta mishërojë tek nxënësit shqiptarë atje thënien e vjetër që përdoret tek ne: “Bukë e krypë e zemër”.
Rrëfimin e tij mund ta ndiqni sonte, nga ora 18:00, në emisionin “Rrëfim Suksesi” që transmetohet në RTV Dukagjini dhe po ashtu në Gazetën Online “Reporteri”.
https://www.facebook.com/rrefimsuksesi/videos/552243668979605/