×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi i thotë Kurtit: Sot ishim dëshmitar të një lufte virtuale kundër LDK-së, ushtria e kujt janë?

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 22:34

    Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar ndaj postimeve që po bëhen në rrjete sociale nga përkrahës të VV-së, të cilët po kundërshtojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti.


    Abrazhi ka thënë se për shkak të situatës nga pandemia koronavirus, është e natyrshme që qytetarët të kërkojnë unitet politik, por mënyra më e mirë të tregohet tolerancë me shembullin personal, dukë dhënë opsione, siç ka bërë edhe Isa Mustafa.

    Ky është postimi i plotë i Abrashit:

    Ushtria e kujt?

    Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me virusin COVID 19, është e natyrshme që qytetarët të kërkojnë unitet politik dhe më shumë tolerancë ndërmjet partive politike.

    Mënyra më e mirë për të kërkuar unitet është duke treguar tolerancë me shembullin personal, nëpërmes ofrimit të opsioneve, ashtu siç ka bërë LDK-ja dhe kryetari Mustafa, duke ofruar vazhdimisht mundësi bashkëpunimi me VV-në. Por, nuk mund të kërkohet unitet e tolerancë, nga ata që bëjnë kërcënime, linçime, shpallje tradhtarësh, sulme fizike ndaj gazetarëve, dhe fushata denigruese në rrjetet sociale ndaj personaliteteve politike dhe shtetërore.

    Sot ishim dëshmitarë të një organizimi e orkestrimi të një ushtrie “virtuale” kundër LDK-së dhe Kryetarit Mustafa, me një orientim të dalluar; në secilën deklaratë, koment e postim është vërejtur gjuhë e urrejtjes, ‘urime për vdekje’, thirrje për linçime etj, që tregon, se partnerët tanë politikë, nuk e kanë për qëllim unitetin, por në fakt vetëm keqpërdorimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Kryeministri Kurti, bën mirë të na tregoj nëse është pjesë e këtij organizimi? Nëse jo, pse nuk ndërmerr masa ndaj atyre që keqpërdorin emrin e tij?

    Shumë të tjerë para VV-së kanë provuar ta nënshtrojnë LDK-në, por historia ka treguar se ne jemi rreshtuar në anën e drejtë dhe kemi qëndruar të pathyeshëm.

    Partneritetin dhe miqësinë me Amerikën dhe BE-në, LDK-ja nuk e zëvendëson me projekte të izolimit dhe kapitullimit të shtetit.

    Përpjekja e Kurtit për t’u fshehur prapa gjendjes së pandemisë është e kotë, ai shkaktoi krizën në koalicion për t’i ikur përgjegjësive shtetërore dhe në përpjekje për të fshehur raportet e tendosura të me aleatët kryesorë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    https://www.facebook.com/arban.abrashi/posts/3029985713687243

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!