×
  • Sport
  • Sport

    Arteta flet për herë të parë pas shërimit nga koronavirusi

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 14:51

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pretendon se po ndjehet “shumë mirë” pasi u shërua nga koronavirusi dhe mezi pret të rikthehet në punë.


    Spanjolli ishte ndër të parët figura të profilit të lartë në futbollin anglez që doli pozitiv për Covid-19.

    Sezoni i Premierligës u mbyll menjëherë pas kësaj, me ndeshjet që janë shtyrë për kohë të pacaktuar në të gjithë botën, transmeton lajmi.net.

    Sidoqoftë, 37-vjeçari është gati të rikthehet në fushë kur të mbarojë kjo periudhë, duke i thënë La Sexta: “Unë jam shumë mirë tani, ndiej se jam shëruar”.

    “M’u deshën tre ose katër ditë të filloja të ndjehesha shumë më mirë dhe me më shumë energji, për t’i lënë simptomat pas dhe tani, e vërteta është se ndihem shumë mirë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!