Lewis Hamilton është si të gjithë të tjerët. Në një kohë kur një pjesë e madh e njerzëve po mundohen ta luftojnë pandeminë e koronavirusit, edhe shoferi i Mercedesit është mbyllur në shtëpi.
Gjashtë herë kampioni i botës në Formula 1, i bënë apel të gjithë njerzëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe kështu ta kalojnë këtë epidemi që ka kapluar botën, shrkuan Reporteri.net.
“Jam shumë i trishtuar kur shoh numrin e të vdekurve në botë. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë në lidhje me të, përveçse të izolohemi për të mos e përhapur atë. Ka njerëz që shkojnë ende në klube, bare dhe tubime të mëdha. Unë them se ata janë plotësisht të papërgjegjshëm dhe egoist “, përfundoi ai.
Kujtojmë se edhe garat e Formula 1 janë pezullur, shkaku i koronavirusit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.