×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi dhe Presidenca u dezinfektuan ditë më parë nga ekipet profesionale

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 16:33

    I gjithë objekti i Kuvendit të Kosovës dhe i Presidencës është dezinfektuar para disa ditësh.


    Nga disa fotografi të siguruara nga Reporteri.net, shihen ekipet profesionale duke i dezinfektuar në tërësi zyrat e Kuvendit dhe Presidencës.

    Zyra e Kryetares së Kuvendit sot ka thënë se i kanë kërkuar opinion profesional IKSHPK-së për ta pyetur nëse mund të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit kundër kryeministrit Kurti.

    Aty ditë më parë është dezinfektuar çdo hapësirë që të mund të vijojnë punën stafi i Kuvendit dhe Presidencës, por mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë IKSHPK. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!