×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan i shkon në zyrë ministrit Arben Vitia

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 16:39

    Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.


    Në këtë takim, ai e njoftoi Ambasadorin amerikan lidhur me masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me Koronavirusin Covid -19.

    Vitia gjithashtu e njoftoi për masat e reja shtesë të cilat Qeveria pritet t’i ndërmarrë në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

    I pari i Shëndetësisë në Kosovë e falënderoi Ambasadën e SHBA në Kosovë për mbështetjen e vazhduar në këtë situatë të ndjeshme në të cilën ndodhet vendi ynë si dhe vendet e tjera të cilat po ballafaqohen me këtë virus.

    Nga ana e tij, diplomati amerikan uroi profesionistët shëndetësorë të Kosovës për guximin dhe efikasitetin, nënvizoi rëndësinë e asaj që publiku të ndjekë udhëzimet nga Ministria për mbrojtjen e familjeve dhe bashkësive, dhe foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndëkombëtar në tejkalimin e sfidës së COVID-19. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!