Werder Bremen po kalon nëpër një formë të dobët në këtë sezon me Milot Rashicën që ka humbur diçka nga repertori i tij duke mos shfaqur formën e një viti më parë.
Megjithatë interesimi në merkato për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës nuk mungon, teksa pas Liverpoolit për të ka nisur të bëjë hapa konkretë një tjetër skuadër e Premier League, pikërisht Aston Villa.
Klubi nga Birninghami pritet të humbasë shërbimet e Jack Grealish në verë dhe kërkon ta zëvendësojë talentin e skuadrës së saj me Milot Rashicën.
Gjithsesi për të mbrritur te Rashica, Aston Villa duhet të mposhtë konkurencën e Liverpoolit, por edhe të Borussias së Dortmundit, dy klubeve që kanë shfaqur shumë interes për të. Werder Bremen e vlerëson kartonin e futbollistit kosovar rreth 35 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.