×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Interit del nga karantina

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 17:44

    Asnjë lojtarë nuk ka pasur simptoma të koronavirusit dhe të gjithë janë të pastër për të dalë dhe blerë në markete në këto ditë karantine.


    E gjithë skuadra e Interit ka qenë e mbyllur për dy javët e fundit pas derbit të Italisë me Juventusin me 8 mars, pas të cilës sfidë u zbulua se Daniele Rugani është infektuar me COVID-19.

    Sido që të jetë, sipas Calciomercato.com asnjë lojtarë i Interit nuk ka treguar simptoma të virusit gjatë kohë së izolimit dhe ata tani janë të lirë për të dalë nga shtëpitë e tyre, qoftë për të blerë për të ngrënë, apo edhe në barnatore.

    Ata s’do të jenë në gjendje ende të nisin stërvitjet, pa dhënë dritën e gjelbër Qeveria e Italisë që po përballet me krizë të madhe të koronavirusit, që ka shkaktuar mbi 5 mijë vdekje dhe numri vazhdon të rritet.

    Serie A kishte njoftuar se stërvitjet mund të fillojnë në fillim të prillit, por ende s’ka një datë zyrtare, duke parë që situata vazhdon të jetë kritike në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!