Rio Ferdinand ka kërkuar që Premier League të shpallë të pavlefshëm sezonin aktual.
Legjenda e Manchester United bëri komentin në Instagram, duke pretenduar se nuk mund të përfundojë sezoni aty ku shëndeti rrezikohet, përcjell GazetaBlic.
“Unë thjesht mendoj se Premier League duhet të përfundojë,” tha Ferdinand.
“Thjesht anulojeni atë. Unë e di se do të ketë shumë tifozë të Liverpool-it duke thënë ‘Oh Rio, është thjesht sepse ju mbështesni Manchester United dhe është Liverpool në krye’.
“Nuk është kështu, është thjesht se nuk e shoh një mënyrë që të mund të luhet, ku shëndeti rrezikohet. E thjeshtë si kjo. Dëgjo, ne të gjithë e duam atë. Unë e dua futbollin, ne të gjithë e duam atë. Por nuk është jetë ose vdekja. Kur bëhet fjalë për çështje si këto, duhet të vendosësh shëndetin e njerëzve para çdo gjëje”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.