Qeveria e kryeministrit Rama në kuadër të masave ndaj koronavirusit është duke përgatitur një platformë sipas së cilës çdokush që shkel rregullat e izolimit duke dalë nga shtëpia do të gjurmohet edhe online.
Hartimin e kësaj platforme e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, në një intervistë për Abc News ku u pyet se a nuk shkelet privatësia dhe të drejtat e njeriut me gjurmimin e njerëzve që shkelin rregullat dhe dalin nga shtëpia gjatë periudhës së karantinimit nga koronavirusi.
Sipas Ramës, në këtë rast prevalon më shumë e drejta e jetës se sa ajo e privatësisë.
A është e vërtetë se po përgatitet një platformë e gjurmimit online për personat që shkelin fashat e orareve dhe nëse po a shkel kjo të drejtat e njeriut, ndër to edhe privatësinë?
Ne po përgatisim një platformë, por e drejta kryesore e njeriut është e drejta e jetës dhe privatësinë zotëria juaj që bëni këtë pyetje ruaje duke qëndruar në shtëpi sepse në shtëpi nuk ka ndërmend të të hyjë njeri dhe mos dil nga shtëpia fare dhe je komplet privat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.