×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi i përgjigjet VV-së: Kuvendi duhet të funksionojë edhe në këto rrethana

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 19:26

    Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të funksionojë pavarësisht rrethanave të krijuara, pasi zëri i deputetëve për mocion mosbesimi duhet dëgjuar.


    Në Info Magazine, Abrashi është shprehur se mocioni është dorëzuar pas pritjes së Kreut të LDK-së, Isa Mustafa për reflektim nga ana e partnerit të tij qeverisës, Albin Kurti nga VV, njofton Klan Kosova.

    ”Tani të gjithë e dimë që mocioni është dorëzuar të premten në fund të orarit pas pritjeve dhe kërkesave të shumta që ka bërë Kryetari Mustafa karshi Kryetari të Vetëvendosjes Albin Kurti”.

    ”Kjo vjen si rezultat i refuzimit për shfuqizim të taksës, pasi vendosja e kësaj takse është vërtetuar që ka sjellë dëme shumë të mëdha duke bërë që Serbia të paraqitej si viktimë, duke rezultuar edhe me tërheqje njohjesh. Kjo është dashur të ndodhte në mbledhjen e parë të Qeverisë, shumë më lehtë kishim kalu”.

    Abrashi shtoi se përveç çështjes së taksës, Albin Kurti si partner qeverisës, shkeli marrëveshjen e koalicionit me Isa Mustafën, njofton Klan Kosova.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se e ka të pamundur që të shkojë në një seancë parlamentare në të cilën do të ishin të pranishëm mbi 150 persona.

    Si rrjedhojë, ajo ka theksuar se nuk ka kushte që të mbahet seanca e thirrur për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, iniciuar nga LDK, njofton Klan Kosova.
    “Ajo që është më e rëndësishmja është kujdesi për të gjithë qytetarët. Kemi përgjegjësi dhe obligimin human që të mos shpërndajmë infeksion të qytetarët. Pajtohem që asnjë institut nuk është mbi parlamentin. Seanca pritet të mbahet në një sallë ku distanca mes deputetëve nuk është më e madhe 30-40 cm. Bëhet fjalë për grumbullimin e mbi 150 personave, pra nuk i plotëson kushtet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!