×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri përzihet në çështje të mëdha, këshillon Osmanin ta shtyjë seancën për mocionin e LDK-së

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 19:42


    Agim Bahtiri nuk ndjehet i plotësuar kur merret veç me komunën. Prandaj edhe shpesh komenton e merret me çështje nacionale. Kështu ka bërë edhe këtë herë. Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, e ka ftuar Kryeparlamentaren Vjosa Osmani që ta shtyjë seancën për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.


    “Në këtë kuadër, ftoj edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, që të shtyej për një kohë të përshtatshme seancën e thirrur për mocionin e ngritur nga LDK-ja, pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për masa mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19”, ka thënë Bahtiri përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

    “Rreziku nga koronavirusi COVID-19 është shumë i madh, ku sot edhe Kryeministri i Shqipërisë dha lajmin se parashikohet që 60-70% e popullsisë të preket nga ky virus. Andaj, duhet të marrim masa mbrojtëse ekstreme për mos përhapjen e tij”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!