×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hasani: Pa ligj të gjendjes së jashtëzakonshme s’mund të ndalohet lëvizja në gjithë vendin

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 22:25

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes nëpër qytete, pas gjendjes së krijuar pas shfaqjes së pandemisë Coronavirus, dhjetë ditë më parë, në Kosovë.


    Por njohësi i Kushtetutës Enver Hasani, thotë se Qeveria nuk mund të kufizojë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

    Ai thotë se pa ligj të gjendjes së jashtëzakonshme s’mund të ndalohet lëvizja në gjithë vendin.

    “Nuk ka asnjë kushtetutë në vende demokratike në të cilën mund të kufizohen të drejtat dhe liritë në territotrin sovran por vetëm në masa të jashtëzakonshme. Të drejtat relative mund të kufizohen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme. Të drejtat absolute as në gjendje të jashtëzakonshme. Për fat të keq kemi një politizim të skajshëm të ngjarjes”, ka deklaruar ai në T7, shkruan Reporteri.net.

    “Duhet Kuvendi të ulet dhe t’i paracaktojë saktë ligjet që rregullojnë gjendjen emergjente dhe një vendim ta bëjnë në vend të ligjit. Kjo është jashtëzakonisht problematike, kjo është uzurpim i pushtetit”, tha Hasani.

    Ndryshe, sipas vendimit, që pritet të publikohet së shpejti, lëvizja ndalohet nga ora 10:00 deri në 16:00. Nga 16:00 deri në 20:00 lejohet lëvizja, ndërkaq nga 20:00 deri në 06, pra në mëngjes ndalohet lëvizja. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!