×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti konsideron se Qeveria s’mund të kufizojë lëvizjen pa shpallë gjendje të jashtëzakonshme

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 22:17

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur konferencë për media pas vendimit të qeverisë për vendosjen e masave për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, i cili bie në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës.


    Presidenti Thaçi do të dalë në konferencë në orën 22:30, në ndërtesën e presidencës.

    Sipas presidencës, vendimi për kufizim të lëvizjes së qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës. Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm kur shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!