Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur të rrezikshëm, vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kurizuar lëvizjen e qytetarëve.
“Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij sot kanë shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën e Kosovës. Është e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme.
Ai përmendi se shkelja me e madhe është bërë në nenin 56 të Kushtetutë së Kosovës që flet për të drejtat dhe lirinë themelore të njeriut.
Thaçi ka bërë thirrje nga qytetarët që të mos e zbatojnë këtë vendim, sipas tij antikushtetues.
“Qytetarët nuk janë të detyruar ti respektojnë vendimet anti-kushtutetesue dhe askush s’mund t’i dënojë ata për këtë. As policia dhe as organet e sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim, sepse edhe kështu bëjnë shkelje”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.