Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vendimin e Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht e quan shkelje të rëndë të frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit.
Ai thotë se çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Vendimi i Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit!
Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë.
Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë.
RH
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1677721735685567?__xts__%5B0%5D=68.ARDuEf9OAtlaYQz3A-avFHzxFz7CRklXAROi9zfJGPCY3b7kbV4kWhvQaXcWmpnP1rq0501KRoy7Lp9ZgxHKENaYmyY_Jc223E_yD1jpxYrZ9Juqjy95fu-IKxCn1CI1xhlecA6AlBb2Ec0BmTBBA-uRgaubQ2XxVhDc0LNAZ2Y-fW_XvcJPvmZ9oy36HtgtINv55F6ozmdUQYt5R6keK4R2RT5cgiM-7e_GwKZAWxpeN6-QLOBuXRD6dxePWYQFrt4sC4Cnoe7d89YKJfOYVNrLVYzE4SMC1snjPeoOCdRsO90UmdN_F0V8yMIhMvkfC8fFD_v-W59qYLMcfAXQFA&__tn__=-R